Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2020 kapën vlerën mbi 16,608 milionë lekë, ose 5.73% më pak se viti 2019. Gjatë vitit 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 956,447 me një ulje prej 29.16% krahasuar me vitin 2019.
Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.02%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.18% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.82% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7,560 milionë lekë, ose 18.55% më shumë se viti 2019.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2020 arritën rreth 10,600 milionë lekë, ose 5.55 % më pak se viti 2019.

ProduktiMTPL e brendshme, gjatë vitit 2020, pati një rritje prej 4.00% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.80% krahasuar me vitin 2019.

ProduktiKarton Jeshil gjatë vitit 2020, pati një ulje prej 41.76% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 60.24% krahasuar me vitin 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, gjatë vitit 2020, pati një ulje 55.47% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 63.28%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2020 arritën rreth 6,008 milionë lekë, 6.06% më pak se viti 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 43.80% krahasuar vitin 2019. Primet e sigurimit vullnetar Jo-Jetës gjatë vitit 2020, patën ulje me 5.50% kundrejt vitit 2019.

Në portofolat ePronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2020 siguruan mbi 2,790 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronëme rreth 59.62%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.76% të totalit.

Në portofolin sigurimi ngaZjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëvitit 2020, vihet re një ulje prej 5.08% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.98% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar vitin 2019.

Të ardhurat nga sigurimeteAksidenteve dhe Shëndetit, gjatëvitit 2020, arritën në rreth 1,051 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.20% në krahasim me vitin 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatëvitit 2020, arritën rreth 1,165 milionë lekë, ose 4.15% më pak se viti 2019.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2020 u rrit me 18.55% krahasuar me vitin 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Sigurimi Motorik me rreth 3,390 milionë lekë, apo 44.84% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Viti 2019 2020 20/`19-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 197 193 (1.79)
Karton Jeshil 590 785 32.95
Kasko 96 109 13.36

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për vitin 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për vitin 2020, ju lutemi klikoni këtu.

[1]
Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Attachments

  • Original document
  • Permalink

Disclaimer

AFSA - Albanian Financial Supervisory Authority published this content on 25 January 2021 and is solely responsible for the information contained therein. Distributed by Public, unedited and unaltered, on 25 January 2021 16:55:00 UTC